“Shqiptaria po luftohet në xhami” – Jashari tregon pse nisi lëvizja për braktisjen e fesë

by Nexhat

Pajazit Jashari, një nga themeluesit e lëvizjes për “braktisjen vullnetare të fesë islame”, ka thënë në Pressing të T7, se qëllimi i këtij organizimi është të tregojnë çfarë është Islam radikal.

Sipas tij, “gjithçka shqiptare nëpër xhami po mohohet”.

banner

Madje, ai ka thënë se “po mohet edhe flamuri, gjuha shqipe, Skenderbeu, Nënë Tereza, etj”.

Përpos kësaj, Jashari thotë se “po lëshohet volumi i lartë nëpër xhamia”.

“Gjtihçka çfarë është shqiptare po luftohet në xhami, është një pjesë e Mulla Idriz Gjilaneve patriotave hoxhallarë që neve na kanë tregu që jemi vonë, reagoni. Mohohet flamuri, mohohet gjuha, mohohet Skënderbeu, mohohet Nëna Tereza, mohohet Pjetër Bogdani, madhërohen sulltanët pushtues. Këto janë të patolerueshme”, ka thënë ai.

Më tutje, Jashari ka thënë se “nuk e dinë pse hoxhallarët po reagojnë kaq ashpër”, duke thënë se “jetojmë në demokraci”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy