7 përfitimet shëndetësore të qumështit me mjaltë

by Merita

Mjalti është përdorur prej kohësh si ilaç natyral, për shkak të vlerave ushqyese dhe funksioneve të ndryshme që mbart. Nga ana tjetër, qumështi është i pasur me vitamina, minerale dhe proteina, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin tonë.

Kombinimi i të dyjave mund të japë përfitime tek të gjithë njerëzit.

Pastron lëkurën: Përzierja e qumështit me mjaltin ka veti pastruese dhe antimikrobike. Përzieni 3 lugë qumësht me një lugë mjaltë dhe me anë të një pambuku pastroni fytyrën.

Lehtëson tretjen: Qumështi ka veti probiotike që stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve. Këto shërbejnë si ndihmë për zorrët dhe sistemin e tretjes.

Ndikon në qëndrueshmëri: Qumështi me mjaltë nëse pihet çdo mëngjes, ju rrit rezistencën e trupit.

Forcon kockat: Mjalti ka një aftësi të jashtëzakonshme për të vepruar si transportues i lëndëve ushqyese.

Lufton pagjumësinë: Konsumimi i një gote qumësht me mjaltë para se të shtriheni për të fjetur është mënyra më e mirë për të luftuar pagjumësinë.

Ngadalëson plakjen: Kombinimi i qumështit me mjaltin ka shumë përfitime duke e bërë trupin tuaj më të shkathët dhe më rinor.

Ka veti antibakteriale: Konsumi i tyre mundëson asgjësimin e disa baktereve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy