Ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas deklaratës së përbashkët të Scholz, Macron dhe Meloni ku kërkojnë nga Serbia që ta japë njohjen “de-facto”.
Ajo ka thënë se s’duhet harruar dy fakte, që zbatimi vullnetar i “njohjes-defacto” nuk ndodh pa e hequr Serbia nga Kushtetuta Kosovën dhe se njohja de-facto nuk është kundërvlerë për modelin e Asociacionit.
Ish-kryediplomatja ka bërë një paralajmërim, duke thënë se në bazë të një rendi të tillë logjik, disa vite më vonë dialogu do të devijojë duke këmbyer njohjen e plotë diplomatike me ndarjen e veriut të Kosovës.
Reagimi i plotë:
Dy fakte duhet të mos i harrojmë:
- Zbatimi vullnetar i ‘Njohjes Defakto’ nuk ndodhë pa u hequr Kosova nga Kushtetuta e Serbisë;
dhe
- ‘Njohja defakto’ NUK është kundërvlerë për model të ri Asociacioni (ndryshe nga ekzistuesi i komunave të Kosovës).
🚨Prandaj sipas këtij rendi logjik, disa vite më vonë dialogu do të devijojë duke këmbyer Njohjen e plotë Diplomatike me ndarjen e veriut të Kosovës!!