Peci: Marrëveshja në Bruksel të nëshkruhet edhe nga SHBA e BE, sikurse në Rambuje

by Nexhat

Analisti kosovar dhe themeluesi i KIPRED, Lulzim Peci, ka shkruar rreth zhvillimeve të së enjtes në Bruskel dhe komunikatave që janë lëshuar sot nga Scholz, Macron dhe Meloni.

Peci ka thënë se Marrëveshja s’bën të pranohet pra u nënshkruar, duke shtuar se Serbia përmes mosnënshkrimit po tenton të trajtojë Marrëveshjen sikurse Pakon e  Ahtisarit, pra që të marrë çfarë të dojë dhe të tjerat të mos i zbatojë,

banner

Megjithatë Peci thekson se vetëm nënshkrimi nga dy palët nuk është i mjaftueshëm. Ai thotë se këtë e tregon edhe përvoja e deritashme me negociatat, duke thënë se janë nënshkruar shumë marrëveshje të cilat s’janë zbatuar, përfshirë edhe Asociacionin,

Peci thotë se për këtë arsye duhet të nënshkruajnë edhe garantuesit e marrëveshjes, në mënyrë që ajo të zbatohet.

Lulzim Peci ka thënë se Marrëveshja e Rambujesë ishte nënshkruar dhe nga ambasadorët Hill dhe Petritch, në emër të SHBA-së dhe BE-së, dhe më pas u morën masa radikale pasi Serbia nuk e nënshkroi.

Tutje analisti kosovar ka shkruar se aktualisht një gjë e tillë nuk po ndodh, dhe derisa të ndodh kjo, do të vazhdojë mjegulla, meqë edhe nëse do ta nënshkruaj Serbia, më pas Beogradi zyrtar do arsyetojë moszbatimin, duke thënë se Kosova s’e ka zbatuar për 10 vite Asociacionin.

Reagimi i plotë:

Marreveshja nuk bene te pranohet pa u nenshkruar. Serbia po deshiron ne esence permes mosnenshkrimit ta trajtoj kete marreveshje sikurse Pakon e Ahtisarit, pra te merr prej saj cfare i konvenon dhe te tjerat te mos i zbaton.

Mirepo, ne anen tjeter mendoj se edhe nenshkrimi i dy paleve nuk eshte i mjaftueshem. Kete se paku na tregon edhe pervoja e deritanishme e negociatave, pasi ato i kane nenshkruar shume marreveshje te cilat nuk i kane zbatuar, duke perfshire ketu edhe asociacionin. Prandaj ketu duhet te nenshkruhen edhe garantuesit e saj, ne menyre qe ajo te zbatohet.

Te mos harrojme se Marreveshja e Rambujese perpos perfaqesuesve te Kosove ajo eshte nenshkruar nga Ambasadoret Hill dhe Petrich, ne emer te SHBA-ve dhe BE-se, dhe masat radikale ndaj Serbise u morren pasi ajo nuk e nenshkroi ate.

Tani per tani nuk jam duke pa se kjo eshte duke ndodhur ne Bruksel, dhe deri sa te ndodhe kjo, amullia do te vazhdoj edhe nese eventualisht kete marreveshje nenshkruhet nga Serbia, pasi ajo mund te gjeje arsyetim se Kosova nuk e ka zbatuar marreveshjen per asociacion qe 10 vite, keshtu qe edhe une do t’ia beje njejte.

Prandaj, BE-ja dhe SHBA-te duhet te marrin tani hapa vendimtare per detyrimin e paleve per zbatimin e marreveshjes, perndryshe konfliktin e kemi ne dere te shtepise.

Karrotat nuk ju kryejne pune cdo kujte, prandaj shkopi eshte zgjidhja me reale, dhe per kete tavolina suedeze eshte shume e vogel per menyne e perendimit!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy