Mihali e LVV-së shihet bashkë me drejtorin e AKI-së, me ta edhe ministri i Mbrojtjes

by Nexhat

Një takim i dyshimtë është zhvilluar të dielën në mëngjes në mes të Dejona Mihalit me shefin e AKI-së, Petrit Ajeti. Paparaci, ka sigurar pamje nga takimi i tyre. Takimi me Mihalin nuk është i përshkruar në detyrat e krerëve të inteligjencës. Këtë takim e bën edhe më skandaloz fakti që vetë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë kishte rekomanduar ndalimin e hyrjes së Mihalit në Kosovë, për shkak se “paraqiste rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës”.

Pushteti paralel i Vetëvendosjes i udhëhequr nga Dejona Mihali, duket që ka shtrirë kontrollin edhe mbi organet ligjzbatuese të inteligjencës dhe sigurisë. Eksponentja nga Shqipëria e cila është akuzuar publikisht se kontrollon të gjithë deputete e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministrat e Kurtit, të dielën është shfaqur në Gërmi përballë krerëve të sigurisë

banner

Shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe këshilltari i Maqedoncit, Durim Abdullahu kanë pirë kafën e mëngjesit në Vila Germi të dielën në mëngjes.

Paparaci, ka sigurar pamje, teksa bisedonin të qeshur e të afërt me njëri-tjetrin. Petrit Ajeti, si shef i AKI-së, i raporton vetëm presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeminitrit, Albin Kurti. Kurrsesi personave tjerë, e aq më pak atyre që nuk ka asnjë pozitë shtetërore në Republikën e Kosovës.

Skandali bëhet edhe më i madh kur dihet se vetë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë kishte rekomanduar që Dejona Mihalit t’i ndalohej hyrja në Kosovë për shkak të rrezikut për siguri kombëtare

Vendimi ishte zbatuar nga Policia e Kosovës në vitin 2016. Bashkë me Milalin hyrja i ishte ndaluar edhe Boiken Abazit dhe Arbër Zaimit. Rekomandimet e AKI-së, mbeten ende dokumente zyrtare, derisa shefat tjerë të AKI-së, pa asnjë problem janë shfaqur me gruan e cila vite më parë konsiderohej e rrezikshme për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Megjithatë, kontrolli i Mihalit mbi insitucionet e Kosovës prej kohësh është denoncuar publikisht. Ishte deputeti, Haki Abazi, i cili pasi braktisi Vetëvendosjes, denoncoi Mihalin për kontroll të rrept.

Në një konferencë për media në hollin e Kuvendit, Abazi kishte thënë se Milahi ua shkruan fjalimet deputetëve të VV-së dhe kontrollon gjithçka nga brenda.

“Nga shkurti i vitit të kaluar, kam depozituar kërkesën për formimin e komisionit hetimor për privatizim. Është bllokuar nga Dejona Mihali. Arsyeja pse po e përmendi me emër është sepse është dora, është masha e kontrollit të grupit parlamentar, duke mbivendosur mbi vullnetin e secilit deputetë, e cila vie pa asnjë legjitimitet në Lëvizjen Vetëvendosje. Zonja Mihali nuk ka qenë pjesë e votimit, pjesë e listës së deputetëve, nuk ka qenë në garën e brendshme në LVV, por është njeriu kryesor e cila kontrollon dhe menaxhon me grupin parlamentar dhe vendimmarrjen që bëhet aty”, kishte thënë Abazi.

“Natyrisht, që kam protestuar përbrenda” – vazhdoi ai.

Si shef i AKI-së krejtësisht nën kontroll të pushtetit, Petrit Ajeti është përfshirë në veprime të dyshimta. Rasti më i rëndë është dhënia e certifikatës së sigurisë, ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pa iu bërë fare verifikim. AKI-ja që drejtohet nga Petrit Ajeti, si i përzgjedhuri i kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani, e kishte pajisur diplomatin Berishaj me certifikatë të verifikimit të sigurisë më 12 shtator, 2021./Paparaci.com

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy