Humbja në El Clasico ka shkaktuar rrëmujë në ekipin e Barcelonës  

by Nexhat

Ilkay Gundogan ka qenë padyshim lojtari kryesor i Barcelonës dhe më i miri në fushë ndaj Real Madridit.

Mesfushori gjerman realizoi golin e vetëm në humbjen e katalunasve 1-2 nga Los Blancos.

Megjithatë reprezentuesi gjerman ka mbetur i zhgënjyer me reagimin e bashkëlojtarëve të tij pas humbjes, duke thënë se zhgënjimi pas një humbje të tillë duhet të jetë më i madh.

“Nuk kam ardhur këtu për të humbur këto lloj ndeshjesh. Duhet të jem i sinqertë, do të doja që kjo disfatë të na lëndonte më shumë”.

“Isha në dhomën e zhveshjes dhe sigurisht që njerëzit janë të zhgënjyer, por sidomos pas humbjes së një ndeshjeje kaq të madhe, do të doja të kishte më shumë zhgënjim dhe zemërim”, tha Gundogan.

Tutje mesfushori ka thënë se duhet të ketë më shumë emocion te bashkëlojtarët e tij, sidomos pas një disfate të tillë në El Clasico.

“Ky është një problem. Duhet të ketë më shumë emocione, veçanërisht kur humb një ndeshje kaq të madhe. Ti e di që mund të bësh më mirë, veçanërisht në situata të caktuara, dhe thjesht nuk reagoni”.

“Duhet të bëjmë një hap të madh në këtë, përndryshe Real Madridi apo edhe Girona do të ikin prej nesh”, deklaroi mesfushori gjerman.

Gundogan është zemëruar sepse nuk pa inati të madh te shokët e skuadrës pas humbjes së hidhur në El Clasico.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy