Hasani për draft-statutin e Asociacionit: Gjykata s’do ta shpallë antikushtetues sepse s’e ka bazën aty

by Nexhat

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që e ka marrë epitetin si i “moderuar”.

Hasani në Pressingtë T7, ka thënë se Gjykata Kushtetuese këtë draft nuk e shpall antikushtetuese sepse nuk e ka bazën në kushtetuese,

banner

Ai ka përdorru termin “kushtetutë materiale”, duke thënë se operon jashtë rendit kushtetutës, në këtë mënyrë iu referu draftit për Asociacionin.

”Ky draft dhe marrëveshja e Ohrit është një e quajtur kushtetutë materiale operon jashtë rendit kushtetutës. Gjykata Kushtetuese nuk ka pse ta shpall jokushtetuese diçka që operon jashtë sistemit dhe nuk e ka bazën juridike në Kushtetutën e Kosovës. Kjo i bie që termat e statusit dhe draftit operojnë në nocione fiktive, kur fillon operimi i autonomisë substanciale të serbëve të Kosovës. Por statusi domosdo ka për ndryshim legjislaturën e jo kushtetutën”, ka thënë Hasani.

Ai thtoë se Kosova më nuk do të jetë shtet unitar, por shton se për këtë nuk ka nevojë që të ndryshohet kushtetuta.

”Kushtetuta nuk ka nevojë që të ndryshohet e ndryshon karakterin e shtetit të Kosovës, shteti i Kosovës do të jetë shtet regjional, jo më unitar, që është premisa bazike e definune dispoziat themelore”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy