86
Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje deputetin e Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, i cili u përfshi në seancën e së hënës në përplasje fizike me deputetin e Partisë Demokratike, Bledion Nallbati.
Deputeti Sinaj tha për News 24 se ishte marrë në pyetje nga oficeri i Byrosë Kombëtare të Hetimit. “Sqarova të gjitha rrethanat e ngjarjes”, ka deklaruar Sinaj.