Ahmeti: Ne do t’i heqim kufijtë siç i ka hequr Europa, nuk i kemi borxh askujt që të qëndrojmë të izoluar

by Nexhat

Sot në Kompleksin Memorial në fshatin Sopot, ku në masakrën e vitit 1944 humbën jetën 64 shqiptarë të këtij fshati, Ali Ahmeti tha se kufijtë me Shqipërinë dhe Kosovën do të bien dhe bashkimi do të jetë në Evropë bashkë me popujt e tjerë. Ai theksoi se shqiptarët nuk i kanë borxh askujt të mbeten të strukur dhe të izoluar.

“Ne kufijtë do t’i heqim siç i ka hequr Evropa. Sepse borxh kërrikujt nuk i kemi, që ne të rrimë të izoluar dhe të strukur. Ne të ardhmen e kemi në Evropë. Shqiptarët i heqin kufijtë me anëtarësimin e tyre në Evropë, ashtu siç jemi ne NATO bashkë me Shqipërinë dhe nesër me Kosovën. Për mua nuk është arritje e madhe se do të bëhet kufiri një kahesh, për mua arritja më e madhe është kufijtë të hiqen, sepse rënia e kufijve është ardhmëria e popujve dhe liria e popujve.”- tha Ahemti.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy