Në 3 vjetorin e shkuarjes në Hagë, zyrtarët e PDK-së vizitojnë familjet e krerëve të UÇK-së

by Nexhat

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me zyrtarë të lartë të PDK-së kanë vizituar në tre vjetorin e shkuarjes në Hagë, familjet e krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Në llogarinë zyrtare në Faceboook, ai tha se heronjtë janë më shumë se individë – pa çka se bartin emra të përveçëm.

banner

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët e tyre, simbolizojnë forcën, kurajon dhe frymëzimin i cili ka përbashkuar një popull. Pavarësisht nga muret dhe kufizimet, shembulli dhe emri i tyre në mënyrë të pashmangshme i tejkalon ato dhe shkëlqen mbi Kosovë, duke ndriçuar rrugën për brezat që do të vijnë”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se është obligim që ta vazhdohet ëndërra dhe puna e tyre për shtetndërtim e fuqizim të kombit.

“Këtë ua thash edhe familjarëve gjatë vizitave të sotme te ta. Tre vjet kaluan, e mund të kalojë edhe ndonjë tjetër, mirëpo një gjë është e sigurt: Dielli do të lind përsëri”, u shpreh Krasniqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy