Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

by Nexhat

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren.

Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga një mjet i mprehtë.

E po ashtu edhe një person tjetër i moshës është në gjendje të rëndë shëndetësore.

banner

Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv Petrit Kryeziu, kryeprokuror i Prizrenit.

“Ajo që mund të konfirmoj në këtë fazë është se një person ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në spital. Bazuar në dyshimet fillestare, viktima dyshohet se ka pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë. Hetuesit policorë, ekspertët e forenzikës, prokurori i shtetit dhe ekipet e tjera relevante ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Duke qenë se rasti ndodhet në fazën fillestare të hetimeve, në këtë moment nuk mund të japim informacione të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes”, deklaroi Kryeziu 

Vrasje në Prizren

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy