55
Kryetarit të PDK-së Memli Krasniqit i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt, me rekomandim të Policisë së Kosovës.
Arsyet se pse kryetari Krasniqi po ruhet nga policia mbeten të panjohura.
Megjithatë, lajmin e ka konfirmuar drejtori i zyrës për komunikim në PDK, Valmir Klaiqi.
“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, tha Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.