Presidentja Osmani: Vizita në Singapor intensive dhe e përqëndruar në potencialin e partneritetit ekonomik

by Merita

Presidentja Osmani ka bërë të ditur se ka nisur një vizitë të shkurtër, por intensive në Singapor. Vizita to do të jetë e përqendruar në potencialin e partneritetit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

“Fillimi i një vizite të shkurtër por intenzive në Singapor, e përqëndruar në potencialin e partneritetit ekonomik ndërmjet vendeve tona. Singapori, dikur një ekonomi e papërfillshme, është shndërruar në pak dekada në një ndër vendet më të zhvilluara në botë, falë njerëzve punëtorë, vendimeve të mençura e strategjike, luftimit të korrupsionit, investimit në arsim dhe shndërrimit në kryeqendër për investime të huaja.
Një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën!”, ka shkruar presidentja Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy