Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak nuk u ka prezantuar draftin për Asociacionin,
Ai shtoi se emisari i BE-së u ka thënë vetëm se drafti është në përputhje me Kushtetutën. Sipas tij, këtë dokument qytetarëve e opozitës është dashur t’ua prezantojë Qeveria.
Ai u shpreh i shqetësuar për mos bërjen publike të draftit duke dyshuar se aty mund të fshihet diçka, duke përdorur një shprehje siç tha ndërkombëtare “dreqi” fshihet në detaje.
“Takimet tona do të vazhdojnë, por shqetësimet tona vazhdojnë të jenë prezentë për arsye se nuk jemi të njoftuar për detaje e siç thotë një shprehje “dreqi fshihet në detaje”, neve na duhet t’i shohim detajet e tekstit për të qenë të sigurt që një themelim i Asociacionit nuk do ta ndryshojë për të keq karakterin unitar të shtetit tonë”, tha Krasniqi.