Pezullohet protesta e NJSI-së, Kurti nuk premton ndryshim vendimesh

by Nexhat

Protesta e dytë e thirrur për ditën e sotme nga njësitë elitare të Policisë së Kosovës është pezulluar pasi që atyre i është premtuar një takim me Kryeministrin, Albin Kurti për të filluar dialogun.

Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive nuk  dolën në protestën e paralajmëruar ditë më parë, që qëllim kishte insistimin për kërkesën për ndryshimin e propozimit për shtesën për rrezikshmërinë.

banner

Kjo pasi atyre i është premtuar një takim për të dialoguar me kryeministrin, Albin Kurti.

“Deri te pezullimi i protestës ka ardhur pasi Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, i shoqëruar nga menaxhmenti i PK-së, gjatë takimit me këto njësi i ka informuar se Kryeministri i Republikës së Kosovës ka premtuar që javën e ardhshme do t’i presë në takim zyrtar menaxhmentin e PK-se së bashku me përfaqësuesit e këtyre njësive, për ti diskutuar kërkesat e tyre, respektivisht për të gjetur një zgjidhje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mirëpo qëndrimi i kryeministrit Kurti duket se për pakënaqësitë e policëve është i njëjtë nga ai që kishte publikuar ditë më parë në Facebook.

Kurti pas interesimit të mediave, këtë të martë ka thënë se po tentojnë që rrezikshmërinë për Policinë ta ulin me investimin në mjete të moderuara për Policinë me parë.

“Unë do t’i takoj, do t’i kontaktoj dhe do të shohim se çfarë më tutje, por ta keni parasyshë që unë e kam dhënë qëndrimin dhe ka edhe shtesa jashtë orarit, ka edhe shtesa për rrezikshmëri, do të ketë investime të vazhdueshme në Policinë tonë, e po e përmbylli duke e potencuar që rrezikshmëria zvogëlohet para se gjithash e mbi të gjitha me mjete e pajisje më moderne me parë, se sa me shtesa përkatëse për rrezikshmërinë”, ka thënë Kurti.

Në ndërkohë, sipas burimeve të televizionit, protestës së paralajmëruar për në orën 12:00 të së martës, ishte planifikuar të ju bashkoheshin edhe pjesëtarë të shumtë të njësive tjera, përfshi edhe atë të anti-terrorit.

Konfirmimin që edhe të tjerët kanë pakënaqësi e dha edhe kryesindikalisti i policisë, Imer Zeqiri.

“Pakënaqësitë sa i përket shtesës për rrezikshmërinë janë tek të gjitha njësitë. Pakënaqësia është shprehur prej muajit shkurt të këtij viti deri më tani pasi që Policia e Kosovës nuk ka pranuar ende shtesë të rrezikshmërisë”, ka thënë Zeqiri.

Pjesë e takimit në mes zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe Kryeministrit, Albin Kurti pritet të jenë pikërisht edhe Sindikata.

Pos shtesës për rrezikshmërinë ata kanë plan të kërkojnë edhe sigurimin shëndetësor për policët dhe pensionimin e hershëm.

“do të diskutojmë se cilat do të jenë prioritetet e kërkesave tona. Ne nuk e kemi vetëm një kërkesë. Kemi disa kërkesa që janë të njohura edhe për opinionin”, ka vijuar Zeqiri.

NJSI dhe NJTME po kërkojnë, kategorizimin si njësi të veçanta, përfshirjen në listën e ekspertëve dhe rrezikshmëria të përcaktohet në 50% të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy