Shembja e “Prestige”, pasqyrohet në raportin e KE për Shqipërinë: Shteti shkatërroi hotelin e pronarit të disa mediave të rëndësishme në vend, pa pritur shqyrtimin gjyqësor

by Nexhat

Në raport progresin e KE për Shqipërinë, përmendet dhe evidentohet shembja me tritol e resortit “Prestige Resort” në Golem, pronë e sipërmarrësit që ka në pronësi edhe mediat News24, BalkanWeb, dhe Panorama

Në raport thuhet se shteti shembi shkatërroi një hotel në ‘pronësi të një biznesmeni të rëndësishëm dhe pronarin e një media të nivelit lartë’,  me pretendimin që është shkelur ligji për ndërtimin, dhe pa pritur përfundimin e shqyrtimit gjyqësor

banner

“Në Dhjetor të vitit 2022, shkatërrimi nga institucione shtetërore, e një hoteli në pronësi të një biznesmeni të nivelit lartë dhe pronar i mediave të rëndësishme në Shqipëri, me pretendimin që është shkelur ligji për ndërtimin, pa pritur shqyrtimin gjyqësor, ka krijuar polemika dhe diskutim publik të nxehtë”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian.

Shembja e “Prestige Resort me tritol dhjetorin e kaluar, u pasqyrua gjerësisht edhe në median ndërkombëtare dhe komentua nga institucionet ndërkombëtare, të cilat theksonin faktin se hoteli ishte pronë e një pronari mediash dhe që shembja e objektit, u krye ndërsa gjykata ende nuk kishte filluar shqyrtimin e çështjes. Ky veprim shkaktoi edhe reagimin e shoqatave të biznesit, të cilat shihnin tek ai një goditje të fortë ndaj biznesit dhe sipërmarrjes së lirë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy