Ngritet aktakuzë ndaj Safet Gjicit

by Nexhat

Është ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Kukësit Safet Gjicit dhe Alma Kaçit.

Prokuroria e Posaçme i ka përfunduar hetimet dhe ua ka bërë të ditur akuzën, Gjicit dhe Kaçit.

Ish-kryetari i Kukësit u arrestua në qershor pas publikimit të një videoje erotike me 40-vjeçaren, në zyrën e këtij të fundit.

Kjo e fundit i kërkonte ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve.

Nga ajo kohë, Gjici ndodhet në burg, derisa Kaçi në arrest shtëpiak.

Safet Gjici, akuzohet për veprën penale ‘korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror apo i të zgjedhurve vendor’, ndërsa ajo akuzohet për ‘korrupsion aktiv’, shkruajnë mediat shqiptare përcjell Klankosova.tv

Ish-kreu i Kukësit kishte deklaruar në gjykatë se nuk ka pasur korrupsion, anise ky i fundit e kishte pranuar marrëdhënien intime me gruan.

Ndërkaq, Alma Kaçi, kishte thënë se ajo e kishte bërë filmimin pasi që ishte ngacmuar në takimin e parë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy