Për herë të parë në histori, qyteti i shenjtë i Vatikanit, ka hapur dyert për komunitetin LGBTQ.
Tashmë ata mund të pagëzohen dhe të jenë dëshmitarë në dasma, e po ashtu edhe kumbarë. Këto indikacionet kanë marrë firmën e vetë Papës. Po ashtu, fëmijët e çifteve homoseksualë gjithashtu do të mund të pagëzohen.
Këto indikacionet revolucionare vijnë nga Dikasteri për Doktrinën e Besimit, i drejtuar nga Kardinali Victor Manuel Fernandez, dhe u miratuan shprehimisht nga Papa Françesku, i cili firmosi dokumentin e publikuar. Drita jeshile u jepet edhe kumbarëve homoseksualë që jetojnë me një person tjetër, përderisa bëjnë “një jetë konform besimit”.
“Një transeksual mund të pagëzohet në të njëjtat kushte si besimtarët e tjerë, nëse nuk ka situata në të cilat ekziston rreziku i gjenerimit të skandalit publik ose çorientimit te besimtarët. Në kushte të caktuara, një transeksual i rritur që gjithashtu i është nënshtruar trajtimit hormonal dhe operacionit të ndryshimit të seksit mund të pranohet në rolin e kumbarit ose kumbarës. Kjo detyrë është një e drejtë, por kërkon që të mos lejohet nëse ka rrezik skandali” thotë Vatikani.
Edhe më herët, Papa Françesku ka kritikuar ligjet që kriminalizojë homoseksualitetin dhe i quajti “të padrejta”, duke thënë se Zoti i do të gjithë fëmijët e tij ashtu siç janë.
Ai u bëri thirrje peshkopëve katolikë që i mbështesin ligjet, t’i mirëpresin njerëzit LGBTQ në kishë./ The Washington Post