Moises Caicedo pranon se biseda me yllin e Chelseat bëri që ai të refuzojë ofertën e Liverpoolit

by Nexhat

Moises Caicedo zbuloi në një interviste se një telefonatë e minutës së fundit që e pati me yllin e Chelseat, e bindi atë të refuzonte Liverpoolin për Chelsean.

Liverpool paraqiti një ofertë rekord prej 111 milionë eurosh në drejtim të Brightnoit e cila ishte refuzuar në gusht, pasi në atë kohë thuhej se ekuadoriani ishte i hapur për një lëvizje në “Anfield”.

Liverpooli madje kishte caktuar një datë për të kryer testet mjekësore.

Megjithatë, Caicedo këmbënguli se donte të bashkohej me Chelsean , të cilët kishin dërguar disa oferta për mesfushorin por të gjitha kishin marrë përgjigje negative.

Sidoqoftë, “Blutë e Londrës” paraqitën një ofertë të re me vlerë deri në 115 milionë euro, duke i dhënë fund sagës së transferimit të Caicedos.

Caicedo zbuloi se si një telefonatë nga Fernandez, i cili vetë përfundoi një transferim prej 106 milionë eurosh te Chelsea në janar, e ndihmoi atë të transferohej në “Stamford Bridge”.

“Ishte një bisedë e bukur. Dua të them, fakti që një kampion bote po të telefononte ty, një nga mesfushorët më të mirë në botë. Marrja e asaj telefonate ishte shumë e këndshme dhe ai më bindi të vij këtu”, ka thënë Caicedo për Sky Sports.

Fernandes, i cili ishte ulur përkrah Caicedos në intervistë, zbuloi se ishte mjaft i kënaqur që kishte bindur partnerin e tij të refuzonte Liverpoolin

“I telefonova dhe i thashë se duhej të pranonte dhe të vinte sepse Chelsea është një klub i madh dhe ambicioz”.

“Unë duhet të falënderoj Zotin që më dha mundësinë të luaj përkrah tij në Chelsea, sepse ne të gjithë e njohim lojtarin e madh që ai është, por ai është gjithashtu një person fantastik, kështu që jam mirënjohës që zgjodhi Chelsean”, kishte deklaruar Enzo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy