31
Napoli ka pësuar humbje minimale 0:1 në shtëpi nga Empoli.
Kampioni në fuqi pësoi humbjen e tretë kampionale në edicionin e ri në Serie A.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e parë shtesë nga Kovalenko,
Nga minuta e parë e deri në fund luajti kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Qendërmbrojtësi nuk u pa në listën e Kosovës për ndeshjet e muajit nëntor, ndërsa nuk dihet saktësisht arsyeja e mungesës së tij.
Me këtë fitore, Empoli largohet nga zona e rrezikshme dhe tani ka 10 pikë në vendin e 17-të.
Në anën tjetër, Napoli mbetet i katërti me 21 pikë gjithsej.