Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një komunikate, ka reaguar pas lajmeve mbi gjendjen e fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” në sfidën që Kosova e luajti ndaj Izraelit.
Ata thanë se stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është pronë e tyre dhe se për këtë shkak ka pasur sfida të mëdha financiare për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e tij.
“Gjendja e fushës së stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e mbrëmshme Kosovë-Izrael është tentuar të shfrytëzohet nga “dashamirët” për të vënë hije mbi fitoren e shkëlqyer, paraqitjen dhe angazhimin e pashoq të djemëve tanë dardanë”.
“Shumëkush nuk ngurroi që shigjetat për gjendjen e fushës t’i hedhë në një drejtim. Por, është e rëndësishme të theksohet se ky stadium nuk është pronë e FFK-së dhe kjo ka sjellë sfida të mëdha financiare për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e tij”, thuhej fillimisht në komunikatën e FFK-së.