Mallorca del me komunikatë zyrtare se sa do të mungojë Vedat Muriqi

by Nexhat

Mallorca ka konfirmuar se Vedat Muriqi në ndeshjen ndaj Kosovës, të cilën ekipi ynë e fitoi 1-0 ndaj Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, ka pësuar lëndim jo edhe të lehtë në muskuj.

Drejtori sportiv i klubit spanjoll, Pablo Ortells bëri të ditur se sulmuesi do të mungojë nga katër deri në gjashtë javë.

banner

“Vedati ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e luajtur të dielën me kombëtaren e tij. Ai ka një lëndim të vogël në këmbën e majtë”, ka thënë fillimisht ai për La Pizarra de Quintana.

“Tani është koha për të shikuar gjendjen, të rikuperohet mirë dhe sa më shpejt. Nuk është serioze por në fillim informacionet që morëm nga aty na tregonin për gjurin, kyçin e këmbës…për shumë gjëra”.

“Është konfirmuar se është një lëndim i muskujve që do ta mbajë atë jashtë nga katër deri në gjashtë javë. Ne jemi gjithmonë shumë të kujdesshëm për të qenë në gjendje të themi ose të japim informacion për një periudhë rikuperimi sepse disa shkojnë më shpejt dhe të tjerët marrin edhe pak më gjatë”.

“Por, shpresojmë që ai të shërohet mirë dhe sa më shpejt”, ka shtuar më tej Ortells. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy