Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se është duke vazhduar realizimi i Projektit për Rregullimin e Varrezave të Dëshmorëve në Marec.
Rama tha se janë duke punuar në projektin i cili sipas tij do të sjellë ndryshime në varreza.
“Po vazhdon realizimi i Projektit për Rregullimin e Varrezave të Dëshmorëve në Marec. Jemi duke punuar në projektin i cili do të sjellë një ndryshim të dukshëm në varrezat e dëshmorëve tanë”, shkruan Rama në Facebook.
I pari i Prishtinës tha se kjo do të ndikojë edhe në përmirësimin e kushteve për familjarët dhe miqtë që i vizitojnë.
“Përmirësimi i infrastrukturës së varrezave. Dizenjimi i një ambienti respektues dhe të përshtatshëm. Përmirësimi i kushteve për familjarët dhe miqtë që i vizitojnë”, shkruan tutje Rama.