Zjarrfikësit e Kosovës kanë reaguar pas vendimit të sotshëm të Policisë së Kosovës për miratimin e shtesave për rrezikshmëri në punë,
Përmes një reagimi të gjatë për media ata thanë se janë në gjendje të rendë dhe se nuk janë duke u përkrahur nga Qeveria.
Në këtë reagim ata kanë bërë publike edhe njëherë kërkesat e tyre, e një prej tyre është edhe pagesa e shtesave të rrezikshmërisë.
Reagimi i plotë:
Të ballafaquar me një situatë shumë të rënd sa i përket, organizimit, finacimit dhe menaxhimit te shërbimit të Zjarrfikikjes dhe Shpëtimit ne vendë, kemi vendosë qe edhe një here të ;ju dërgojmë një letër publike për të shprehur pakënaqësitë dhe shqetësimet tona lidhur mos gatishmërinë e institucioneve vendimmarrëse qe kjo gjendje te përmirësohet dhe te sigurohen kushte normale për punë. Sot ne mbledhjen e Qeveris, me vendim u siguruan mjetet per rrezikshmëri ne pune per policinë e Kosovës, ky vendim selektiv vetëm për një kategori te institucionit per siguri, duke i përjashtuar zjarrfikësit, institucionin me specifike te veçanta, nder profesionet me rrezikshmëri te lartë për shëndetin dhe jetën, ka irituar dhe ka shqetësuar pa masë zjarrfikësit e Kosovës, ky vendim është i pa pranueshëm edhe një here dëshmon se zjarrfikësit nuk kanë përkujdesje institucionale, pa mbështetje, te diskriminuar me vite, te denigruar, dhe te përbuzur me dekada.
Zjarrfikësit e Kosovës ende nuk janë Kompensua per ndërrime te natës, festat shtetërore dhe fetare, orët jashtë orarit ( per vitin 2022) mandej mos kompensimi i obligimeve per shtesa edhe te vitit 2023 dhe mos pagesa edhe e orëve jashtë orarit te ftuar ne mobilizim ne Veri, kjo gjendje dhe ky diskriminim ka arritur kulmin dhe zjarrfikësit e Kosovës kerkojn drejtësi dhe kërkesat te plotësohen urgjentisht. Ju kemi drejtua Institucioneve te Shtetit, Ekzekutivit dhe legjislativit, kemi kërkuar qe kjo gjendje e krijuar urgjentisht te rregullohet, mirëpo asnjë përgjigje lidhur me kërkesat e drejtuara nga Sindikata nuk ajn mare parasysh, kjo heshtje e institucioneve është e pa pranueshme dhe e pa justifikueshme, si mund te heshtet dhe te jen indiferent karshi gjendjes se krijuar ne shërbimin e zjarrfikësve te Kosovës
Prandaj edhe Apelojm dhe kërkojmë, nga institucionet qeveritare, nivelit Qendror dhe Lokal, ministrive përkatëse, Deputetëve qe urgjentisht te veprohet dhe të angazhohen qe te rregullohet pozita e pa zgjedhur e Zjarrfikësve, që të mbrojnë interesat e shërbimit të zjarrfikësve, të shqyrtohet gjendja e rend qe ka kapluar shërbimin e zjarrfikësve, urgjentisht të sigurohen mjete buxhetore dhe të na krijoni mundësi, te krijoni kushte normale dhe ti kryeni obligimet që keni ndaj Zjarrfikësve të Kosovës, angazhohuni që shërbimi i të jetë funksional dhe të jete i gatshëm që të kryej misionin në mënyrë te dinjitetshme.
Për kërkesat tona të drejta të bazuara në ligje presim qe 2 (dy) dekada, durimi i zjarrfikësve është humbur, kjo gjendje e krijuar është e pa përballueshme dhe e pa pranueshme. Prandaj Apelojmë qe urgjentisht te analizohet gjendja e krijuar ne ketë shërbim; te sigurohet buxhet per vitin 2024, derisa te definohen kompetencat ne mes te MPB /AME, dhe Komuna kërkesat tjera janëKërkesat e Sindikatës së Zjarrfikësve janë:
Te filloj te kompensohet rrezikshmëria ne punë;
Sigurimet shëndetësore;
Te ngritët stafi me zjarrfikës te rinj, numri i tanishëm jashtë çdo kriteri;
Kontrollet sistematike te zjarrfikësve;
Te kompensohen obligimet per orët jashtë orarit, festat shtetërore dhe ndërrimet e natës, per vitin 2022, siç jemi dakorduar ne takim mbajtur me dt.
19.11.2021 me zv. Kryeministrin Z. Besnik Bislimi, Ministrin Z. Hekuran Murati dhe Ministrin, Z. Xhelal Sveçla,
Të kompensohen ndërrimet e natës, festat Shtetërore dhe orët jashtë orarit, per vitin 2023 .
Të definohen kompetencat menaxhuese ne mes AME/MPB-Komuna
Të përmirësohen kushtet e punës, të sigurohen pajisje dhe mjete për punë;
Të sigurohet shujta
Kërkojmë urgjentisht qe te analizohet gjendja e rënd qe ka kapluar shërbimin e zjarrfikjes dhe shpëtimit ne Kosovë, për ndryshe zjarrfikësit e kanë humbur Durimin dhe unanimisht kërkojnë qe per shkak te mos realizimit te kërkesave dhe pritjeve me vite, mos përfilljes dhe anashkalimit qe i’u bëhen zjarrfikësve te organizojnë Protestë,