Spanja fiton për pozitën e parë, Yamal vazhdoi me gola – kësaj radhe ishte brilant

by Nexhat

Spanja ishte bindëse në Grupin A të kualifikimeve të Kampionatit Evropian, ku përveç një humbjeje kundër Skocisë, skuadra e Jose Luis De La Fuente duket se do të shkojë në turneun në Gjermani nga vendi i parë.

Në pjesën e parë të ndeshjes kundër Qipros, rezultati ishte 3-0 për spanjollët, dhe secili anëtar i treshes sulmuese Lamine Yamal, Mikel Oyarzabal dhe Joselu shënuan nga një gol.

Veçanërisht tërheqës ishte goli i anësorit 16-vjeçar të Barcelonës, Yamal, i cili shënoi golin e dytë për kombëtaren në paraqitjen e tij të katërt.

Vetë Yamal mori topin e dedikuar për Joselu në shtyllën e dytë, por ai nuk gjuajti menjëherë, por mashtroi portierin dhe mbrojtësin e ekipit kundërshtar me një driblim brilant për të shënuar.

Kujtojmë se Yamal u bë golashënuesi më i ri në historinë e kombëtares spanjolle me një gol kundër Gjeorgjisë në shtator.

Spanja është e para me 18 pikë, e dyta Skocia me 16, e treta me 10 pikë është Norvegjia, Gjeorgjia e katërta me 8 pikë, ndërsa e fundit është Qipro pa pikë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy