Sulmuesi i Moldavisë me doza optimizmi: Fitojmë për kombin. Euro 2024? Tifozët na motivojnë

by Nexhat

Ion Nikolaesku është një nga lojtarët më të mirë të Moldavisë. Sulmuesi, i cili luan në Holandë te Heerenven, është shprehur optimist para ndeshjes me Shqipërinë, takim ky kualifikues për Euro 2024.

“Ndeshja ndaj Shqipërisë është jashtëzakonisht e rëndësishme, ndoshta më e rëndësishmja në të gjithë kualifikuesen dhe mezi pres të jap gjithçka në fushë për të marrë 3 pikët. Taktikat tona do të bazohen në mbrojtjen e fortë, lojën ekipore dhe shfrytëzimin e mundësive. Ne duam të arrijmë fitoren për Moldavinë.

Ëndrra, Euro 2024- Unë u përcjell mbështetësve tanë se ne e dimë ëndrrën e tyre dhe do të luftojmë me të gjitha forcat për ta realizuar atë. Dëshira e tyre për të na parë në pjesën e fundit na motivon çdo ditë. I falënderoj për mbështetjen e tyre dhe i inkurajoj të qëndrojnë me ne në këtë rrugëtim” – Tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy