Sa kohë i duhet trurit që të këndellet nga alkooli?

by Merita

Konsumimi i tepërt i alkoolit rrit rrezikun e disa problemeve të lidhura me trurin si demenca, goditjet në tru dhe depresioni, tregojnë studimet.

Hulumtimet e reja kanë treguar se sa kohë i duhet trurit për të rikuperuar dëmet e shkaktuara nga alkooli .

banner

Shkencëtarët nga Universiteti Stanford zbuluan se trurit i duhen 7.3 muaj për t’u rikuperuar. Gjatë asaj periudhe, alkoolistët që kanë ndaluar së piri kanë rifituar trashësinë e përgjithshme të trurit, zbuluan studiuesit.

Këto rezultate mbështesin efektet adaptuese dhe të dobishme të këndelljes së qëndrueshme në rikuperimin strukturor të trurit – thuhet në studim.

Studimi, i botuar në revistën “Science Direct”, trajtoi ndikimin e maturisë në trurin e alkoolistëve. Ata u kërkuan 133 njerëzve – 88 prej tyre alkoolikë – të ndalonin së piri dhe analizuan trurin e tyre për të parë se si ndikon kjo tek ata.

Pas shtatë muajsh, trashësia e korteksit cerebral u përmirësua ndjeshëm në shumicën e njerëzve me varësi nga alkooli. Shkencëtarët thanë se kjo sugjeron që truri mund të riparojë dhe rigjenerojë strukturën e tij kur alkooli nuk është më një faktor.

Megjithatë, ata paralajmëruan se studimi u krye në një numër të vogël njerëzish dhe se duhet bërë më shumë kërkime për të konfirmuar gjetjet pozitive.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy