PSRK’ja po e heton Kryetarin e Suharekës lidhur me shpronësimin e një prone

by Nexhat

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës(PSRK) ka konfirmuar se është duke e hetuar Kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj për një rast të dyshuar lidhur me keqpërdorimet gjatë shpronësimit të një prone në Suharekë.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” prokurori special, Milot Krasniqi, i cili tha se bëhet fjalë për një parcelë tek një rrethrrotullim.

banner

“Është për një parcelë te një rreth rrotullim me interes publik në Komunën e Suharekës… jemi duke punuar së bashku me hetuesit”, tha prokurori special Krasniqi.

Muharremaj ka thënë se nuk ka informata dhe as nuk është intervistuar nga PSRK lidhur me këtë rast.

“ Jo, jo, jo” tha shkurt Muharremaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy