Spalletti: E merituam kualifikimin në Euro 2024

by Nexhat

Përzgjedhësi i Italisë, Luciano Spalletti, iu kundërpërgjigj sugjerimeve se skuadra e tij i vodhi Ukrainës kualifikimin në Euro 2024.

Tensionet u ndezën në BayArena të hënën pasi Bryan Cristante i Romës u përplas me Mykhailo Mudryk e Chelseat në zonën e penalltisë në minutat e fundit të ndeshjes.

banner

Ukraina u tërbua kur gjyqtari Jesus Gil Manzano vendosi të mos jepte penallti, një vendim që tronditi edhe shikuesit.

Italia përfundimisht mbajti barazimin 0-0, një rezultat që garantoi kualifikimin në Euro 2024.

“Ne nuk kemi vjedhur asgjë, nuk jo vetëm që e kemi merituar, por vërtet e kemi merituar kualifikimin në Kampionatin Evropian”.

“Nëse dikush merret me atë incident kundër nesh, nuk është e drejtë, pa parë pjesën tjetër të paraqitjes së ekipit”

“Ndeshja ishte e vështirë për shkak të presionit që kishte, dhe ai incident mund të jetë i dyshimtë, por sigurisht jo aq i qartë sa shumë njerëz duan të thonë. Zhgënjyese”, ka thënë Spalletti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy