Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, rasti po hetohet

by Nexhat

Një person i moshës 49 vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 02:00 në katin e katërt të një ndërtese, në rrugën “Adem Jashari” në Pejë. 

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi

banner

Sipas tij, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Një trup i pajetë është gjetur sot rreth orës 02:00 në katin e katërt të një ndërtese në rrugën ‘Adem Jashari”, në Pejë. Në vend ngjarje menjëherë ka dal policia dhe ekipi mjekësor. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërkaq rasti është cilësuar si ‘hetim mbi vdekjen’. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy