Gjenden të vdekur në rrugë dy persona, rastet po hetohen nga policia

by engel

Dy persona janë gjetur pa shenja jete, njëri në Fushë Kosovë dhe tjetri në Drenas.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në dy rastet personat janë gjetur të shtrirë në rrugë dhe nga disa kalimtarë janë dërguar në qendrat mjekësore.

banner

Në rastin e parë personi është gjetur i shtrirë në rrugë nga një dëshmitar rasti i cili e ka dërguar në QKUK, vdekjen e të cilit e konstatuan ekipi mjekësor.

Tutje në raport bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 08:30 në rrugën “Pajazit Islami”, në Fushë Kosovë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga një dëshmitar rasti i cili është dërguar në QKUK, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa, në rastin e dytë e cila ka ndodhur në Drenas, personi i cili është gjetur i shtrirë nga disa kalimtar është marrë nga autoambulanca dhe nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Drenas ku edhe është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga disa kalimtar. I njëjti është marrë nga autoambulanca dhe nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gllogoc është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Gazeta10

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy