Tri gola për tri pikë, Real Madridi merr kreun e renditjes – Rodygo shkëlqeu

by Nexhat

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Cadiz me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 14-të të La Ligas.

Mbretërit e nisën shumë mirë ndeshjen, duke shënuar që në rastin e parë.

Zhvillohej minutën e 14-të, kur Rodrygo hapi ndeshjen me një gol nga afërsia pasi dribloi disa lojtarë.

Edhe pjesa e dytë nisi shumë mirë për Real Madridin, kur në minutën e 64-të, Rodrygo sërish shënoi, kësaj radhe pa asistimit të Luka Modric.

Braziliani asistoi në minutën e 74-të për Jude Bellingham i cili shënoi për 3-0.

Një fitore e lehtë e Real Madridit që e dërgon në vendin e parë me 35 pikë, një më shumë se Girona, që ka një ndeshje më pak.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy