Gjatë kësaj jave është diskutuar se argjentinasi kishte arritur një marrëveshje me vlerë 522 milionë funte për t’u bashkuar me skuadrën e Ligës Pro Saudite, Al-Hilal, ku ai do të rreshtohej kundër rivalit të tij të vjetër Cristiano Ronaldo në Lindjen e Mesme.
Por, babai i Messit, Jorge i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke thënë se ende nuk është arritur marrëveshje me ndonjë klub. E vetmja gjë qe mund t’i ndaloj këto diskutime është qendrimi i Messit në kryeqyteyin francez. Kur fituesi i Kupës së Botës 2022 nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me PSG-në në gusht të vitit 2021, pritshmëritë ishin të larta.
Edhe pse 20 golat dhe 19 asistimet e 35 vjeçarit në 37 paraqitje këtë sezon kanë qenë të rëndësishëm në vendosjen e Les Parisiens në prag të titullit të dytë radhazi në Ligue 1, kampionët françezë kanë dështuar edhe një herë në ndjekjen e një kurore të parë të Ligës së Kampionëve. Zemërimi i tifozëve së fundmi është drejtuar ndaj yjeve të më të paguar në klub.

Një ndër opsionet më të përfolura për yllin argjentinas është skuadra 18 herë kampionë në Pro Ligë, Al-Hilal, rivalët kryesorë të Al-Nassr ku luan armiku tij i vjetër Cristiano Ronaldo janë shumë të interesuar për ta transferuar Lionel Messin sezonen e ardhshme.
Zakonisht shumë nga yjet më të mëdhenj të botës së futbollit zgjedhin të mbyllin karrierën e tyre në MLS të Amerikës, edhe Inter Miami mund të jetë një përshtatje e përkryer për Messin. Analisti i MLS, Taylor Twellman, pohoi këtë javë se oferta e Miamit për Messin mbetet “në tavolinë”, megjithëse klubi pranon se aktualisht nuk janë në krye të radhës.
Por destinacioni ideal për vetë Messin do të ishte rkthimi te Barcelona e tij e dashur.

Ai mbetet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i klubit katalanas me 672 gola mahnitëse gjatë 21 viteve të lavdishme, duke i dhënë atij status të ngjashëm me Zotin në mesin e mbështetësve të klubit. Pranohet gjerësisht se Messi nuk donte kurrë të largohej nga Camp Nou në radhë të parë, ai vetëm u largua për shkak të situatës së tmerrshme financiare të klubit.
Megjithëse ai dhe Barça padyshim do të donin një rikthim këtë verë, ato çështje vazhdojnë ende.