Policia britanike ka frikë se të paktën 1700 kriminelë të akuzuar për krime të rënda në Shqipëri po qarkullojnë të lirë në Britani të Madhe. Bosët e drogës, kontrabandistët e njerëzve, mashtruesit dhe trafikantët e seksit besohet të jenë në mesin e individëve aktualisht të arratisur.
Oficerët e Policisë Metropolitane dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) kanë kërkuar të dhëna për secilin prej të dyshuarve nga autoritetet në Shqipëri në një përpjekje për t’i vënë ata para drejtësisë. Besohet se të gjithë të dyshuarit mbërritën ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla dhe kamionë. Shifra doli në dritë ndërsa Sekretari i Brendshëm James Cleverly u takua me ministrin e Brendshëm shqiptar Taulant Balla javën e kaluar për të diskutuar mbi trajtimin e imigracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar serioz
Një burim i brendshëm tha: ‘Policia e Mbretërisë së Bashkuar kërkoi të dhëna për 1,700 emigrantë shqiptarë të dyshuar si kriminelë, për të cilët policia shqiptare siguroi informacion shumë shpejt. Policia shqiptare ka kërkuar të dhëna për të gjithë shtetasit që janë dënuar për krime në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që ata të mund të fillojnë konfiskimin e fitimeve të paligjshme si prona, para, bizhuteri dhe automjete në Shqipëri.”
Në fillim të këtij viti, mbreti i drogës Denis Xhelili, 38 vjeç, një emigrant shqiptar, u burgos me dhjetë vjet pasi u shpall fajtor për importin e mijëra kilogramë kokainë dhe heroinë në Britani të Madhe. Zyra e Brendshme tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria ishin të prirura të synonin ‘financat e paligjshme, korrupsionin, narkotikët dhe krimin e organizuar të imigracionit’.