Gjakoset Broja, Chelsea merr fitoren mes vuajtjeve

by Merita

Chelsea ka marrë një fitore 3-2 me shumë vuajtje ndaj Brighton në ndeshjen e vlefshme për javën e 14 në Premier League.

Blutë e Londrës realizuan dy gola brenda 21 minutave të para me anë të Fernandez e Colwill, por situata ndryshoi shumë në fundin e pjesës së parë. Buonanotte shkurtoi diferencën në minutën e 43-të, ndërsa dy minuta më pas, Chelsea mbeti me një lojtar më pak, pasi Gallagher u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

banner

Megjithatë, në minutën e 65 argjentinasi Fernandez ktheu në gol një 11-metërsh duke e çuar në 3-1 rezultatin. Armando Broja, sulmuesi shqiptar, u aktivizua në minutën e 81-të, për të tentuar kundërsulmin, por nuk ia doli.

Brighton besoi se mund të bënte më shumë në këtë transfertë dhe në minutën e dytë të shtesës e çoi rezultatin në 3-2. Ndërkohë, në një tentativë për të goditur një top me kokë, Armando Broja bie keq në tokë dhe përfundoi i gjakosur në fytyrë, por fatmirësisht pa probleme serioze.

Në minutën e 99 të sfidës, Brighton arbitri akordon një 11-metërsh për miqtë për prekje të topit me dorë, por pasi e pa rastin edhe në VAR, në minutën e 105 vendos të mos akordojë 11-metërsh. Në fund, Chelsea mori 3 pikë me shumë vlerë në një sezon tepër të vështirë, duke shkuar tashmë në vendin e 10 me 19 pikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy