Berisha: Nuk ishte plani i vetëm i Naimit, ishte menduar edhe një inskenim me veturë

by Nexhat

Avokati i njohur, Besnik Berisha ka shpalosur detaje të padëgjuara deri më tani për vrasjen e rëndë të Liridona Ademajt.

Siç shprehet ai, plani për inskenimin e plaçkitjes, nuk ishte i vetmi

Sipas Berishës, të dyshuarit kanë menduar edhe një tjetër version për të shkaktuar humbjen e tashmë të ndjerës.

“Nuk ka qenë plani i vetëm. Ka pasur të inskenohet një aksident me pasoja natyrisht të rënda ku ajo nuk do të dilte e gjallë. Të rrotullohet makina e saj, e kështu me radhë…”, tha ai.

Tutje tha se vrasesi armën me të cilën e ka vrarë Liridonën e kishte fshehur në sanë (ushqim të kafshëve), prapa shtëpisë së tij.

Berisha e ka quajtur psikopati veprimin e Naim Murselit, i cili ka thënë që edhe ai ka qenë i rrezikuar ani pse vet e kishte paguar vrasesin për vrasjen e gruas

“Nuk e di çfarë truri duhet të këtë ai që ta thotë këtë”.

“Pjesëtari i FSK-së, e ka pranuar që ka ndihmuar Naimin duke e takuar me vrasesin për të planifikuar vrasjen”, ka thënë Berisha,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy