Mesfushori shqiptar Enis Bardhi pritet që në afatin kalimtar të janarit të largohet nga Trabzonspori për t’u transferuar tek Union Berlini në Bundesligë.
Mediumet gjermane shkruajnë se është trajneri i ri i Union Berlinit, kroati Nenad Bjelica, ai që po insiston në transferimin e Bardhit dhe është kërkesa e tij e parë.
Kroati Bjelica javë më parë është emëruar trajner i ekipit gjerman, ndërsa me Bardhin ka punuar te skuadra e Trabzonsporit.
Bardhi është i gatshëm të largohet nga Turqia për ta vazhduar karrierën në Gjermani, pasi nuk është i kënaqur me minutat te Tranzonspori.
Mesfushori ka vetëm 11 paraqitje në kampionat ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime
Union Berlini interesohet dhe për portierin e Kosovës që është pjesë e Burnleyt, Arijanet Muricin.