Frank Lampard duket se është pranë rikthimit në stol për të trajnuar një tjetër skuadër futbolli, por kësaj radhe përtej oqeanit.
Legjenda e Chelseat dhe Anglisë është shumë afër të marrë drejtimin e skuadrës amerikane Charlotte FC në elitën e futbollit amerikan MLS
Gjithsesi Lampard nuk është opsioni i vetëm pasi në garë me të është dhe një tjetër anglez, Dean Smith
Lampard ka drejtuar në karrierën e tij skuadrat e Derby County, Everton dhe Chelsea, këtë të fundit në dy raste.
Megjithatë ish-mesfushori i Chelseat është favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e Charlotte.
Lampard ka luajtur në MLS sa ishte aktiv si futbollist për New York City, derisa kjo javë është vendimtare për të ardhmen e tij.