Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka dhënë një intervistë në “Pressing” të T7, ku ka thënë se nuk e ka parë draftin për Asociacionin të komunave me shumicë serbe të Bashkimit Evropian që kryeministrit të Kosovës Albin Kurti iu soll në tavolinë gjatë tetorit të këtij viti.
Muja ka thënë se ka parë shumë drafte që kanë qarkulluar, por thotë se nuk e dijë atë zyrtar të Bashkimit Evropian
Madje ai edhe për drafin e publikuar nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, thotë se nuk e dijë nëse është zyrtar.
”Unë kam parë shumë drafte që kanë qarkullu, çfarë është e vërteta unë nuk e kam parë draftin, po them drejtpërdrejtë. Nuk e di nëse ky është versioni origjinal… Po të jetë ky draft, nuk e di nëse është zyrtar, mund të jetë versioni zyrtar”, ka thënë Muja.
“Qëndrimi jonë nga LVV është se Asociacioni, Zajednica ka qenë i modeluar me aspektin e pushtetit të tretë dhe ekzekutive, një mini Bosnje në Veriun e Kosovës edhe ndoshta edhe në komunat e tjera në jug të vendit”, ka thënë Muja ndër tjerash teksa me vete kishte marrëveshjet për Asociacionin të 2013 dhe 2015.