Edona e lodhur nga atmosfera në Big Brother: Nuk kam nerva të zihem me njerëz për 200 mijë euro

by Nexhat

Edona James duket se është e lodhur nga banorët e tjerë të Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo në një bisedë me Albyn thotë se nuk mundet më të durojë askënd, pasi secili po i duket falso

Gjatë bisedës, transgjinorja theksoi se e di arsyen që kanë hyrë brenda, pasi nuk kanë asgjë jashtë këtij reality shou.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk po mundem më të duroj askënd, njerëzit, njëri më falso se tjetri, nuk po kam nerva më të merrem me ta. Më janë prishur nervat. Po flasin palidhje, nuk kam nerva më. Po e kuptoj tani përse janë këtu, nuk kanë asgjë jashtë”, u shpreh ajo

Biondja tutje tha: “S’kam nerva m’u përla me njerëz për 200 mijë euro, me u rrah me njerëzit, nuk janë jashtë asgjë për atë bëjnë gjithçka për atë çmim. Këta t’i nxjerrin sytë”.

Foto: Screenshot/YouTube

Edona është shprehur në këtë mënyrë disa herë, pasi edhe në një format në Gjermani nuk ka mundur të qëndrojë më shumë se katër ditë.

Sidoqoftë, ajo pëlqehet mjaft shumë nga publiku dhe tashmë ka fituar zemrat e të gjithëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy