Komuna e Mitrovicës Veriore nuk e pranon kërkesën për shkarkim të kryetarit, Erden Atiq

by Nexhat

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të  Veriut, Nexhat Uglanin, ka njoftuar se nuk e kanë pranuar kërkesën e qytetarëve për inicim të peticionit për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq.

Ai i tha që kërkesa nuk ka qenë në përputhje me udhëzimin administrativ të hartuar nga MAPL.

banner

“Po, kemi marrë vendim, s’e kemi pranuar kërkesën. Nëse e dorëzojnë prapë kërkesën e njëjtë, prapë nuk e pranojmë se ajo duhet të jetë e bazuar sipas Udhëzimit Adminsitrativ”, tha ai.

Ai tha se i kanë përcjellë njoftim edhe MAPL’së që nuk e kanë pranuar kërkesën.

Uglanin bëri të ditur se grupi iniciues mund të dërgojnë prapë kërkesë për inicim të peticionit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy