Gjakftohtë dhe i rrethuar nga forcat speciale, del përpara gjykatës Mjacaj

by Nexhat

Ka nisur seanca për Sokol Mjacajn në Gjykatën e Elbasanit. I dënuari përjetë, i cili vrau Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan, do të njihet këtë të martë me masën e sigurisë.

Gjakftohtë dhe i rrethuar nga forcat speciale, Mjacaj u filmua në pritje të nisjes së seancës në gjykatë.

Në lidhje me vrasjen e ndodhur brenda ambienteve të burgut të sigurisë së lartë u arrestuan gjithashtu 12 punonjës, mes tyre drejtori i burgut të Peqinit Kamber Hoxha, shefi i policisë, shefi i regjimit si dhe 9 punonjës të tjerë policie nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Këto lëvizje të prokurorisë justifikohen me dyshimet se arma e përdorur nga i dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjaçaj, me të cilën kreu ekzekutimin e Arben Lleshajt, mund të jetë futur dorazi në ambientet e burgut në bashkëpunim me punonjës të policisë.

Armën e krimit autori tha se e ka siguruar rreth 1 muaj e gjysmë më parë, kohë kur skaneri mund të ketë qenë i prishur.

Fillimisht u aludua se arma u fut me anë të një droni, por duket se hetuesit e kanë rrëzuar si pistë.

Në dëshminë e tij, Mjacaj ka deklaruar se ka pasur konflikte dhe debate me Lleshajn, pasi ky i fundit nuk e ka pranuar në sektor, ndaj ka kryer dhe krimin.

Por hetuesit dyshojnë se vrasja është organizuar me pagesë për hakmarrje.

Mjacaj vuan dënimin me burgim të përjetshëm pasi në korrik të vitit 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit grabiti dhe vrau dy turistë çekë.

Ndërsa viktima Arben Lleshi ishte i dënuar me 32 vjet burgim për një vrasje të kryer në Britaninë e Madhe. I plagosur si pasojë e këtij konflikti mbeti edhe i dënuari tjetër, Indrit Shaqe.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy