“Protestë edhe para SPAK”/ Kuvendi do të votojë për heqjen e imunitetit të tij, çfarë paralajmëron Berisha për ditën e nesërme: Do të jem edhe në sallë, edhe jashtë!

by Nexhat

Ndërsa nesër në Kuvend, në pikën e parë të rendit të ditës është votimi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, nga ana tjetër opozita ka njoftuar protestën e radhës

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se kjo protestë nuk do të ndalë deri në rrëzimin e qeverisë. Ai shtoi më tej se ditën e nesërme ai do të jetë “kudo, edhe në sallë, edhe jashtë saj”

“Kompleksiteti i rrethanave, vetëm një pjesë të atyre që duan të protestojnë, i lejon të vijnë. Ne e kemi shumë të qartë. Për ne me rëndësi është që nisin tani për të mos i ndal më deri në ditën e fitores. Ku do jem unë atë ditë? Kudo!

Në sallë, jashtë salle, te qytetarët, kudo! Ju e patë për herë të parë në histori, kërkesa për heqje imuniteti u shoqërua me 0 prova! Të garantoj se as në vendet diktatoriale nuk ndodh. Nuk paraqitën sepse nuk kanë asgjë dhe kanë vetëm trillime. Nga hetimi 3-vjeçar i një procesi 15-vjeçar, vepra e vetme penale është kthyer nga Rama… asnjë tjetër’, tha Berisha duke iu referuar ndryshimit të destinacionit të ish-kompleksit “Partizani”.

Po ashtu ish-kryeministri u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestë edhe para Prokurorisë së Posaçme për aferën e inceneratorit të Tiranës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy