Daily Mail: Ambasadori i ri i Shqipërisë hyri ilegalisht në Britani dhe gënjeu se ikte nga lufta e Kosovës

by Nexhat

Daily Mail ka raportuar se ambasadori i ri i Shqipërisë në Britani, Uran Ferizi, kishte hyrë ilegalisht në territorin e Britanisë duke u fshehur në një kamion.

Ferizi kishte bërë një kërkesë false për azil kur mbërriti në Calais në vitin 1998, duke pretenduar se ishte kosovar dhe kishte dhënë një datë të lindjes të rreme.

Daily Mail shkruan se burime të shumta kanë konfirmuar se Ferizi ka mbërritur në Britaninë e Madhe si një migrant ilegal – pa asnjë dokument identifikimi kur ai erdhi në Dover, duke pretenduar rrejshëm se ishte duke ikur nga lufta në Kosovë.

Ai u lejua të qëndronte derisa çështja e tij vlerësohej.

Të dhënat publike tregojnë se ai u martua me një grua britanike të quajtur Sarah Lennon në Hammersmith, West London, në maj 2000. Në bazë të kësaj martese, atij iu dha leje e pacaktuar për të qëndruar në Britani tre vjet më vonë.

Gjatë dhjetë viteve të fundit, mijëra shqiptarë kanë hyrë ilegalisht në Britani, me kamionë nga Calais dhe me varka të vogla përtej Kanalit. /DailyMail/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy