Komuna e Rahovecit i bën thirrje KEDS-it që të jenë më të përgjegjshëm në furnizim me rrymë

by Nexhat

Ditëve të fundit Komuna e Rahovecit po përballet me ndërprerje të shpeshtë të energjisë elektrike.

Në lidhje me këtë, Komuna e Rahovecit ka dalë me një reagim duke i bërë thirrje Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike të jenë më të përgjegjshëm në furnizim me energji elektrike.

“Si pasojë e kësaj, po shkaktohet vështirësi për furnizim me ujë për qytetarët në disa vendbanime. Si rezultat i kësaj, semaforët nuk po funksionojnë në qytet, ku po shkaktohet kaos në komunikacion dhe avari në rrjetin e ndriçimit publik”, thuhet në njoftim.

“Tani kanë filluar të vijnë bashkatdhetarët për festat e fundvitit, prandaj i bëjmë thirrje të jenë më të përgjegjshëm, të jenë më të përgjegjshëm në furnizim me energji elektrike”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy