Shkaku i vdekjes së çiftit në bjeshkë, Prokuroria: Rryma është një nga pistat, po e presim obduksionin

by Nexhat

Të gjitha njësitë relevante të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në bjeshkët e Junikut, në shtëpinë ku një çift nga ky qytet vdiq tragjikisht.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha në një lidhje direkte në Frontal në T7 se ende nuk dihet për shkakun e vdekjes së pronarit të fabrikës së ujit “Juniku”, Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij Fatlinda Maloku-Tofajt, por se rryma është “njëra prej pistave”.

banner

Ai tha se e presin një ekip të Instituti të Mjekësisë Ligjore për të mbërritur në vendin e ngjarjes dhe për t’i marrë dy trupat e pajetë, të cilëve prokurori ka urdhëruar që t’u bëhet obduksioni.

“Jemi në pritje të ekipit të Institutit të Mjekësisë Ligjore për të ardhur në vendin e ngjarjes”, tha Nikçi.

Ai tha se për ngjarjen Policia e Kosovës i njoftoi në mesditë.

“Aktualisht në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë relevante të Policisë me urdhër të prokurorit”, tha Nikçi.

Ai tha se është herët për të dhënë detaje, por shtoi se kur të dalin rezultatet e autopsisë, do të dihet më shumë për shkakun e vdekjes së tyre.

“Kur të marrim edhe rezultatin e autopsisë, do të mësojmë më shumë për shkakun”, tha Nikçi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy