Vendos Qeveria – Lehtësohet procesi i marrjes së shtetësisë së Kosovës

by Nexhat

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, është miratuar Projektligjit për Shtetësinë e Kosovës.. Kryeministri Albin Kurti tha se ky Projektligj është një kornizë ligjore që synon të rrisë efikasitetin, transparencën, sigurinë dhe drejtësinë e proceseve tona të shtetësisë.

Ai është shprehur se ky ligj, në veçanti lehtëson fitimin e shtetësisë të personave me lejeqëndrim të përhershëm në rrethana të jashtëzakonshme, duke përfshirë edhe shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë që shumë vite në Kosovë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se synojnë të rrisë efikasitetin, transparencën dhe sigurinë e proceseve për shtetësinë.

Ai ka thënë se ligji përcakton kritere të qarta për marrjen, mbajtjen dhe heqjen e shtetësisë, dhe përcakton një qasje të shkallëzuar për marrje të shtetësisë në përputhje me interesat tona kombëtare dhe objektivat e sigurisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy