Liberalizimi i vizave: Rriten kërkesat për të udhëtuar me autobus në Evropë

by engel

Përveç me aeroplan dhe automjete, qytetarët e Kosovës tashmë kanë nisur të lëvizin pa viza në zonën Schengen edhe me autobus. Disa autobusë janë mbushur me udhëtarë në dy ditë e para të vitit në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, për të udhëtuar në Evropë.

Me heqjen e regjimit të vizave nga 1 janari, disa qytetarë tashmë kanë filluar vizitat e tyre të planifikuara tek familjarët në shtetet e Bashkimit Evropian.

banner

Qytetarët që kanë zgjedhur të udhëtojnë me autobus kanë mirëpritur liberalizimin e vizave, por theksojnë se çmimet e biletave të avionit janë të larta.

Daut Krasniqi shprehur i kënaqur për lëvizjen e lirë pa viza, por shton se vlera e biletës së avionit vetëm për një drejtim i ka kushtuar rreth 200 euro. Ndërsa me autobus janë më të përballueshme për qytetarët e Kosovës.

Ndërkaq ndryshe nga Krasniqi, qytetari Qazim Berisha tha se kushtet që i kanë vendosur janë të vështira për t’i përballuar.

Auguton Limani qytetari që jeton në Itali u shpreh i kënaqur që tani familja e tij kanë mundësin që ta vizitojnë atje.

Granit Veselaj nga një agjenci e autobusëve tha se qytetarët ende nuk i dinë rregullat për të udhëtuar pa viza./KosovaPress/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy