Familja e një gruaje – e cila u godit nga një motoçikletë policie e cila ishte pjesë e autokolonës së Sofisë, Dukeshës së Edinburgut – ka thënë se po luten për një mrekulli”.
Helen Holland po lufton për jetën e saj pas aksidentit që ndodhi të mërkurën, në perëndim të Londrës. Motoçikleta u përplas me gruan 81-vjeçare në kryqëzimin e rrugës Cromwell dhe Warwick Road në perëndim të Londrës, duke e lënë atë në gjendje kritike, sipas Policisë Metropolitane. Në një deklaratë të lëshuar për Sky News, familja e zonjës Holland e përshkroi atë si një “zonjë të bukur, të dashur, të sjellshme dhe të kujdesshme që gjithmonë do të vinte këdo përpara vetes”. Ata thane se familja është thellësisht e pikëlluar dhe e tronditur nga lajmi që Helen ishte përfshirë në një aksident kaq tragjik.