Haradinaj për Kurtin: Kryeministër i autostradave imagjinare

by Merita

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, e ka quajtur Albin Kurtin kryeministër të autostradave imagjinare.

Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka vazhduar të ironizojë duke thënë pret që këtë vit të përfundojë “autostrada imagjinare Prizren-Tetovë” dhe ajo e Dukagjinit në kohë rekord.

“Urime për këtë vit të ri Kryeministër i autostradave imagjinare! Me këtë ritëm në këtë vit besojmë që do ta përfundosh edhe autostradën po ashtu imagjinare Prizren-Tetovë, gjithashtu edhe autostradën e Dukagjinit në kohë rekord”, ka shkruar Haradinaj.

Ai më tej e ka quajtur Kurtin qesharak dhe joserioz.

“Të vetmet autostrada që po përjetojnë qytetarët tanë, janë ato të Evropës, në ikje nga ky vend që ja ke mbytë shpresën”, është shprehur tutje ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy